Foto ilustruese

I riu me COVID u vetëhodh nga kati i tretë i Sanatoriumit/ Mesazhi i nënës së 29-vjeçarit...ka një kërkesë për të afërmit dhe familjarët e saj

18 Gusht 2020, 15:51| Përditesimi: 18 Gusht 2020, 15:59

  • Share

TIRANË- 5 ditë pas ngjarjes së trishtë, ku djali i saj u hodh nga kati i 3-të i spitali "Shefqet Ndroqi", nëna e Xhino Koçës, Lira Koça ka gjetur forcë për të njoftuar miqtë e saj dhe familjarët për datën se kur pret vizita për ngushëllimit.

Ajo ka një kërkesë për të gjithë ata, që të respektojnë masat COVID, duke ardhur me maskë dhe për të ruajtur distancën.

"Njoftim: Të dashur Familjarë dhe Miq, në pamundësi për të pritur vizita ngushëllimi në ambientet e shtëpisë, për shkak të masave anti-covid,
Ju njoftojmë se familja jonë ka vendosur që ditën e diel me datë 23.08.2020, në ambientet e Bar Oborri (Sheshi Iliria, në krah të Bashkisë Durrës) duke filluar nga ora 17:00, të presim vizita, të kryejmë homazhe në kujtim të Xhinos tonë... Lutemi të respektoni të gjithë masat anti-covid duke vendosur maskë dhe ruajtur distancat.
Falenderues nëse do jeni pjesë e kësaj përkujtimorë të djalit tonë të dashur. Me respekt Edlira dhe Leonard Koça",
shkruan ajo.

Postimi i plotë i nënës

Xhino Koça ishte i shtruar prej ditësh në spitalin "Shefqet Ndroqi" ku po luftonte me koronavirusin, por zgjodhi që t'i jepte fund jetës së tij në mënyrë më tragjike, duke u vetëhedhur nga kati i tretë.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?