I riu në Devoll punon 24 orë në bujqësi, i tregon duart Bashës dhe përlotet: Zgjohem që në 4 të mëngjesit... (VIDEO)

6 Korrik 2020, 10:36| Përditesimi: 6 Korrik 2020, 17:49

  • Share

Devolli është një vend ku dora e njeriut bën mrekulli me tokën, pasi i madh dhe i vogël angazhohen në punë bujqësore. Kreu i PD, Lulzim Basha ishte sot në Progër të Devollit, ku u përball me shqetësimet e fermerëve. Aurel Deda dhe Medi Deda janë babë e bir të cilët kultivojnë patate. Djali i familjes thotë se punon 24 orë në kultivimin e patates, ndërsa tregon edhe duart të cilët i janë varë nga puna. Mediu, teksa dëgjon babain të flasë për vështirësitë që kalojnë, nuk i mban dot lotët.

Lulzim Basha: Sa orë shpenzon duke e ndihmuar babain?

Medi Deda: Ditë natë punojmë ne, 24 orë

Lulzim Basha: Sa orë e nis punën?

Medi Deda: Që në 4 të mëngjesit tani që vaditen, ndërsa kur shkulen 10 orë po njëherë. Kurse tani një dy muaj, nuk e diskutoj që 24 orë, shikojë duart si më janë bërë.

Aurel Deda: Problemi i madh i kësaj punë është se ne po na humbet shpresa. Unë djalin me atë mundësi që para e futa në një rrugë të drejtë punë. Por tani djali është mërzitur dhe po më thotë se duhet ta braktis se ne nuk po fitojmë. po e mbaj me një farë shprese, por shpresa po na humbet. Bujqësia nuk po preferohet më. Të rinjtë e braktisën, disa ikën jashtë, disa nëpër qytete punojnë kamarierë dhe është drejt zhdukjes.

Lulzim Basha: Medi hajde këtu...njerëz jemi të gjithë.

Nga ana e tij, kreu i PD, Lulzim Basha thotë se prioritet i qeverisë së ardhmshme do të jetë mbështetja në bujqësi dhe  blegtori.

"Nuk premtoj mrekulli. Me programin për 100 milionë euro subvencione çdo vit, do të nxjerrim fermerin nga kriza dhe t’u japim kushte të barabarta tregu dhe konkurence me fqinjët, që prodhimet tona të eksportohen.  Me 50 milionë euro në vit do të investojmë në infrastrukturë, rrugë, vaditje, kullim, dalje në treg, agropërpunim. Kjo është normale dhe këtë normalitet jua premtoj fermerëve", premtoi Basha.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • mani: 09/07/2020 08:15

    Edhe ne fshatin tim kultivojne patate, aq sa mund te shesin, nese nuk i cojne dot per ti shitur negociojne cmimin per te ardhur furnizuesi ti marri. Punojne dhe jetojne me pune dhe mund po as qajne as i kerkojne shtetit ti shese prodhimet. Secili te veten dhe jo propogande idiote si e lulit

    Përgjigju
  • Anisa: 08/07/2020 00:20

    Lotet e ketij djali punetor qe e nxjerr buken e gojes me djerse dhe gjak jane me te vlefshme dhe te cmuara se makinat e shtrenjta te krimineleve te bllokut!!!

    Përgjigju
  • mond: 07/07/2020 17:49

    Fermeret kudo duart i kane me kallo,siguri jo bujqesia por asnje lloj biznesi nuk ka,qe ka dhe vite jo te mbare dhe kjo dihet por 25 vjet qe ben te njejten pune, ke krijuar dhe parkun me agregate dmth nuk je me humbje, qe ka nevoje per mbeshtetje nuk diskutohet, por ne respekt te duarve me kallo qe kini vetem me politikane mos u merrni dhe mos u beni fasade per dokrat e talljet e tyre.Pune te mbare dhe shendet.

    Përgjigju
  • demokrati: 06/07/2020 22:57

    me ata qe hoqem qafe sline me kompani do na sjlle lumturi luli.mos prisni gje te re nga lulushi .

    Përgjigju
  • Arjon: 06/07/2020 21:05

    Une jam 15 vjec dhe Mehdiu eshte shembulli im. Bravo Mehdi, je frymezim per te gjithe rinine shqiptare. Sikur sa cereku yt te jemi ne, ky vend do te ishte ndryshe, me i mire dhe i begate. Merrni shembull nga ky i ri o horrat e bllokut dhe parazitet qe hani qyl leket e mamit dhe babit te korruptuar!!!

    Përgjigju
    • Albjon: 06/07/2020 23:24

      Pa dashur te behem i bezdisur, por nuk keni kuptuar diçka thelbesore konkretisht te bëni dallimin midis shtetit dhe rinis. Kjo do te thote qe Djali bashke me Babain e tij punojne kot 24 ore dhe nuk fitojne asgje. Ky vend do ishte ndryshe nëse( Shteti Politika Shqiptare )do ishte me e organizuar sot shoqeria Shqiptare do ishte ndryshe, sepse Shteti eshte ai qe frymezon popullin. Ke te drejtë kur flet per horrat e bllokut dhe per parazitet qe hanë qyl leket e prinderve te korruptuar.

  • Eris: 06/07/2020 21:05

    Fatkeqsia e ketij vendi eshte politika mafioze qe sponsorizon vetem krimin,drogen,prostitucionin dhe jo punen e djersen e njerzve te ndershem.Dhe ky plera qe ben video per pushtet eshte pjese e politikes mafioze qe mbyti ket vend qe nga i bekuar e kan kthyer ne te mallkur per njerzit e ndershem

    Përgjigju
  • Populli: 06/07/2020 17:44

    Mos prit nga politika ore djale vetem te krahet e tua

    Përgjigju
    • artur: 06/07/2020 18:08

      mire e keni, por ai djali i ri ska me shprese. Se po punon nate dite (me te drejte) dhe po falimenton per politikat e gabuara (nder vite qe te jem i qarte ) ndaj fermerit dhe bujqesise. Sdo te kemi me bujqer e fermere sepse do ikin qe te nxjerrin buken e gojes ne mergim, apo ne qytet duke punuar cfardo looj pune qe te gjejne. Prandaj zoteri i dashur politika te ben njeri ose kafshe. Prandaj duhet te qerohen te gjithe keto plehra qe kemi neper kembe duke filluar me E.Rama-n, I.Meta/M.kryemadhi, L.Basha, S.Berisha(ky duhet te denohet me burg te perjteshme nje here) e te gjithe, e te gjithe te tjeret me rradhe.

  • TA kishte lidhur aty ,ne vend te Kaut..e te lironte Toka...ky Kriminel..: 06/07/2020 17:17

    Keqeardhje per lodhjet e djaloshit..dhe Zoti e ndimofte . Ta kishte lidhur kete Kriminel aty ne vend te Kaut,,dhe te lironte Tokat.. Vetem keshtu e duhan keta Kriminele ,,qe tregojne Keqeardhje,,edhe pse kane vrare dhe vjedhur si Kriminele .por do Zoti nuk haron,,dhe e pesofte keqe e ne keqe nga Zoti ..Se nga Drejtesia akoma nuk ka drite jeshile,,nese ky Kriminel ne Rec te Shkodres ,do perfundoje apo jo.se deri tani Po Jeton Si Sulltan ..me gjakun e Popullit..

    Përgjigju
  • Bobi: 06/07/2020 16:38

    o Lyl gerdalla, mos shfrytezo punen e djersen e puntoreve per te bere fushate o legen. Shko puno dhe ti o gerdall.

    Përgjigju
    • Geno: 09/07/2020 08:26

      O bob leshi..luli punen po ben..idiot

  • SHQIPNI: 06/07/2020 16:24

    Djaloshi eshte shembull per shtetin Shqiptarë e jo per te rinjte. Por, shteti Shqiptarë kur do ta kuptojë qe bujqesia dhe turizmi eshte( industria ekonomia )e Shqipërisë.

    Përgjigju
  • Staplerfahrer: 06/07/2020 16:00

    Vetem n shqipri i nigjon fshataret qe thon nuk del kosto, Mos punoni mor bab

    Përgjigju
    • Ymeri: 08/07/2020 06:37

      Keshtu si premtojne politikaneve,Jane fushate dhe Jo zgjidhje,keto premtime Jane NE hava.nuk dine SE si perdoren sevosionet dhe kujt duhet ti jepet,por deri me sot ato Jane perdorur per fushate,ijep per bujqesine dhe ai I perdor per magazine bananesh e droge,APO per hotelerite.devollinjte Jane puntore dhe te qefit,Jane te kehges e te tjera.kohet e fundit Jane dhene shume intervista per fshatrat e devollit SA te sistemuara Jane tokat.fshatari duhet ta manaxhoje miren token.bravo mediut qe punon.sipas bashes fshatari kur punon duhet te jete me kollare si ai vete.

    • artur: 06/07/2020 18:10

      po mer po, si keto politikanet legena flit. cfare te bej ai djale i ri ? apo te merret me hashash si moshataret e tij ?

    • Tope: 06/07/2020 16:24

      Jo po do behen parazite kafenesh si puna jote! Njeri pa shtylle kurrizore

  • E.Hoxha: 06/07/2020 15:36

    Rrespekte per Relin dhe Medin, punojne me shprit, i kane mbuluar me djerse te gjithe ato toka. Nuk ka banor te asaj zone qe nuk punon, e gjithe zona eshte mbajtur me krahet e veta sepse besojne ne punen e ndershme nga e cila jane shperblyer pmvaresisht lodhjes se tepert. Turp per shtetin dhe pushtetaret qe nuk i japnin vlerat qe meriton popullsia e asaj zone dhe e gjithe shqiperise. Zoti na paste ne dore.

    Përgjigju
  • Adela: 06/07/2020 13:42

    I heq kapelen ketij djaloshi punetor. I cili eshte shembull per te rinjte shqiptare. Nuk jane per tu marre shembull ata hapen neper bllok apo ata qe shtyjne diten neper kafenete e Tiranes.

    Përgjigju
  • Lulqim Mavria: 06/07/2020 13:25

    Nga te shkon lopa nuk te shkon dhia o Lylqim Mavria

    Përgjigju
  • Arber: 06/07/2020 12:57

    Keta jane HERONJTE e kombit sot ,ata qe nuk braktisin por punojne ,ata qe besojne tek te ardhurat vetem nga puna dhe nga djersa , ata qe nuk bertasin thyejne e shkateroje por vetem kultivojne . Mundi dhe djersa e ketyre eshte mallkimi me i madh ndaj cdo politikani , nepunesi apo kujtdo qe abuzon , vjedh , shpedoron , keqmenaxhon , ben politike antokombetare , ndaj cdo bastardi qe mendon si te mbushe xhepin ne menyre abuzive .

    Përgjigju
  • ERP: 06/07/2020 12:39

    Bravo i qofte djalit qe mundohet te punoje e nxjerre jetesen. Duhet ndihmuar. Por, ju besoni qe ky hajduti i buzeqeshur do bej ndryshim? Ky qe i ngjey duart te rruga kombit, ky qe ve gjoba kudo (pallati vjehrrit), qe i del gjuminsa degjon per nje tender?!!! Aman mos na hapni barkun me kete hajdut

    Përgjigju
  • tope: 06/07/2020 12:22

    Respekte per kete djale! Per rini si puna jote ka nevoje Shqiperia o djale! Nuk ka nevoje per fundrrinat qe tundin zinxhirin ne bllok apo qe duan te pasurohen brenda dites me trafiqe. Keto fundrrina meritojne ti peshtysh ne fytyre...

    Përgjigju
  • Robshi: 06/07/2020 12:13

    Lulush dita jote erdhi...ishalla nuk del i prish dhe ti... mbaji mend keto lot ndryshe te zenshin dhe ty... hajt mbaresi

    Përgjigju
  • lulja: 06/07/2020 11:21

    Hajdut Basha fillo jepi leket qe ke vjedhur dhe sistemohet populli.Shiti ato dy katete qe ke te stadiumi e qe i ke braktisur dhe e shef ti si shpetojne fermeret nga ju hajdutet

    Përgjigju
  • populli: 06/07/2020 11:19

    Shikoni surratin fallco te Bashes.HAjduti politikan qe ben sikur i qan shpirti per keta njerez.

    Përgjigju
  • Lule Bisha: 06/07/2020 10:59

    Respekte per puntoret dhe ata qe realisht sakrifikojn per te nxjerr buken e gojes, po ti varesh shpresat te ty lule do behemi lule te gjith si popull..pastaj 24 ore o mavri spunon dot njeri po nderro skenar se na nxive me ke matematiken tende

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?