Papgall

Tirana

I riu në Gjermani grindet me papagallin, alarmon policinë

15 Maj 2018, 22:41| Përditesimi: 15 Maj 2018, 22:43

  • Share

Për shkak të një grindje të zhurmshme, një banor i një godine banimi në rrugën “Siedlungsstrasse” në Lörrach të Gjermanisë, pasditen e së hënës e ka thirrur policinë.

Në momentin që forcat policore arritën në vendngjarje, policët hasën në një banor 22-vjeçar dhe një papagall.

Personi i inatosur ka deklaruar se është nevrikosur me papagallin e mikeshës së tij dhe në mes tyre është shkaktuar zënkë, transmeton Albinfo.ch.

Pasi zënka ka përfunduar dhe pa shkaktuar viktima, policia është tërhequr nga vendngjarja me buzëqeshje, thuhet në një komunikatë të policisë gjermane.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron aksion për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?