Foto ilustruese

Kronikë

I riu në Gramsh kapet me doza kokaine dhe kanabis, në Krujë arrestohet i kërkuari për kultivim droge

25 Qershor 2020, 08:44| Përditesimi: 25 Qershor 2020, 08:48

  • Share

Dy persona janë arrestuar në Gramsh dhe në Krujë për shitje dhe kultivim të lëndëve narkotike. Policia thotë se  23-vjeçari M. M., nga Skrapari u kap në aksin rrugor Gramsh-Kodovjat dhe gjatë kontrollit në automjetin policia gjeti dhe sekuestroi 37 doza me kanabis, kokainë, një shishe farmaceutike me lëng vajor i dyshuar si kanabis, 14 fishekë, armë gjahu, një shkop metalik me hapje si dhe automjetin me të cilin ai lëvizte.

Ndërkohë një 37-vjeçar nga Kruja, i cili ishte shpallur në kërkim është arrestuar nga policia me akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike. Policia e Durrësit njoftoi se për shtetasin I.P banues në Tapizë, Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, më datë 28.08.2019, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", pasi dyshohet se ka kultivuar lëndë narkotike kanabis sativa në fshatin Bret, Njësia Administrative Cudhi.

Sakaq një ditë më parë, Kryetari i Njësisë Administrative Cudhi dhe 6 kryepleq të fshatrave në Krujë u proceduan penalisht pasi nga kontrollet policore ka rezultuar se në disa fshatra ishte mbjellë kanabis sativa.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?