Foto ilustruese

Kronikë

I riu përplas me makinë këmbësorin në Gjirokastër-Kakavijë! 60-vjeçari në gjendje të rëndë shëndetësore

3 Gusht, 07:08| Përditesimi: 3 Gusht, 08:15

  • Share

Gjirokastër- Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë.

Një 29-vjeçar ka përplasur me makinë një 60-vjeçar në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Glinës”.

I plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 29-vjeçari u shoqërua në komisariat.

“Rreth orës 22:30, në aksin rrugor "Gjirokastër-Kakavije", në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Glinës", shtetasi T. B., 29 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Volksëagen", ka aksidentuar shtetasin S. A., rreth 60 vjeç (këmbësor), i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, në gjendje të rëndë shëndetësore. Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë mendoni për ndryshimet e propozuara me draftin për Kodin e ri Penal?