Foto ilustruese

Kronikë

I riu përplas për vdekje 70-vjeçarin në Shkodër, shoqërohet në polici (EMRAT)

26 Tetor 2024, 20:02| Përditesimi: 26 Tetor 2024, 20:10

  • Share

SHKODËR- Një aksident me vdekje është regjistruar në Shkodër. Një 21-vjeçar ka përplasur me makinë një 70-vjeçar, i cili ka qenë duke ecur në lagjen Draçin.

Si pasojë e përplasjes, i moshuari Pal Bicuku ka humbur jetën në vendngjarje.

“Rreth orës 19:35, në lagjen Draçin, shtetasi Valter Doçaj, 21 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin Pal Bicuku, 70  vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje”, njoftoi policia.

I riu u shoqërua në polici, ndërkohë që grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?