Foto ilustruese

Kronikë

I riu plagos me thikë 45-vjeçarin në Mallakastër, shpallet në kërkim

2 Shtator, 14:42| Përditesimi: 2 Shtator, 14:45

  • Share

Një 45-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas sherrit me një person tjetër. Ngjarja ka ndodhur në Mallakastër, ndërsa në kërkim është shpallur si i dyshuar 26-vjeçari me iniciale M.B.

Sipas policisë, pas një debati mes tyre, i riu goditi me thikë 45-vjeçarin, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

I plagosuri mori mjekim në spital dhe u largua për në banesë, pasi plaga nuk paraqiste rrezik.

Ndërkohë, autori i dyshuar është në kërkim.

Njoftimi i Policisë së Mallakastrës:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër shpallën në kërkim shtetasin M. B., 26 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës, një shtetas 45 vjeç, i cili pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë. Punohet për kapjen e 26-vjeçarit.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha vijon të sulmojë drejtësinë, KLGJ nuk reagon: A ka dy standarde?