Për të shpëtuar veten nga dëbimi një 23 vjeçar shqiptar i kapur me drogë në Irlandë ka bërë një kërkesë të çuditshme para gjykatës.
Kur gjykatësi e pyeti Ergis Metajn, 23-vjeç se pse kërkonte azil në Irlandë, ai u përgjigj se kishte një problem me njerëzit në Shqipëri pasi ishte biseksual.
“Nën çfarë lloj kërcënimi jeni?”, pyeti gjykatësi Johnson.
“Ka të bëjë me seksualitetin tim. Unë jam biseksual”, u shpreh Metaj cituar nga mediat vendase.
Hetuesi Leo Mulrooney i tha gjykatës se kishte një urdhër dëbimi për të pandehurin dhe do të hynte në fuqi kur të skadonte çdo dënim i shqiptuar.
I riu shqiptar u kap në flagrancë me kanabis me vlerë 119,736 euro të dorëzuar në një kuti në banesën e tij.
Gjynaf
PërgjigjuIdjota
Përgjigju