Uniformat blu në Lezhë kanë nisur hetimet me një rast të kallëzuar ditën e sotme.
Një 34-vjeçar ka denoncuar se është kërcënuar me armë zjarri ka 4 persona që nuk i njeh.
Ngjarja është regjistruar në Laç, pranë shinave të trenit rreth orës 03:30.
"Në Komisariatin e Policisë Kurbin, ka kallëzuar shtetasi E. U., 34 vjeç, se më datë 22.04.2025, rreth orës 03:30, në afërsi të shinave të trenit, në qytetin e Laçit, është kanosur me armë zjarri nga 4 shtetas që nuk i njeh, të cilët lëviznin me një automjet. Vijojnë hetimet lidhur me kallëzimin", informoi sot policia e Lezhës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Komente
