Kronikë

I rrëmbeu lumi, policia shpëton dy adoleshentë në Shkodër

21 Mars 2018, 19:56| Përditesimi: 21 Mars 2018, 19:58

  • Share

Dy adoleshentë kanë shpëtuar paq sot në fshatin Bardhaj, në njësinë administrative Rrethina të bashkisë Shkodër, pasi janë rrëmbyer nga rrjedha e lumit.
Është dashur ndërhyrja e policisë së Shkodrës, për t’i shpëtuar dy femijët e moshës 14-15 vjeçare.

Adoleshentët kanë qenë duke shkuar për te të afërmit e tyre në momentin që i ka rrëmbyer rrjedha e lumit, si pasojë e pamundësisë së tyre për ta kaluar pa probleme në krahun tjetër të tij. 
Për shpëtimin e fëmijëve ka ndërhyrë FNSH dhe forcat policore të komisariatit të Shkodrës.

Në foto dallohet errësira dhe furgoni i policisë që ka ndërhyrë në vend-ngjarje.

s.k/Shqiptarja.com
 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?