Kapiteni i Kombëtares nigeriane, John Mikel Obi

Sport

I rrëmbyen të atin në prag ndeshje me Argjentinën, apeli i futbollistit nigerian

4 Korrik 2018, 10:27| Përditesimi: 4 Korrik 2018, 10:47

  • Share

Babai i kapitenit të skuadrës së Nigerisë, John Mikel Obi është rrëmbyer nën presionin e armëve të zjarrit më datë 26 qershor, duke shënuar këtë herën e dytë në shtatë vjet.

Edhe pse i ati u lirua ditën e djeshme, vetë futbollisti është shprehur se pasiguria në vend është e frikshme.

Ish-mesfushori i Chelsea-t, i cili tani luan për klubin kinez Tianjin Teda, u shpreh se mori një telefonatë nga një anëtar i familjes, pak para ndeshjes me Argjentinën.

Babai im u lëndua dhe u torturua gjatë eksperiencës së tij dhe kjo është e papranueshme. Shpresoj që autoritetet do të punojnë më shumë për të vënë drejtësi.

John Mikel Obi, futbollisti nigerian

Nigerianit iu desh të paguante një shpërblim prej 10 milionë naira për lirimin e të atit, i cili është kthyer në familje.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?