Gjykata e Janinës i hap rrugë ekstradimit, Laert haxhia refuzon: Më rrezikohet jeta nga banda e Aldo Bares, motra e nëna morën azil politik në Gjermani

26 Maj 2023, 11:13| Përditesimi: 26 Maj 2023, 22:52

  • Share

GREQI- Gjykata e Janinës ka liruar nga tre akuzat në shtetin grek Laert Haxhiun dhe ka caktuar masën ‘arrest me burg’ me 40 ditë afat në lidhje me kërkesën e Shqipërisë për ekstradim. Haxhiu i cili u arrestua pak ditë më parë në Greqi, doli sot para gjykatës në Janinë, gjykatë e cila e liroi nga akuzat e kryera në shtetin fqinjë, që ishin falsifikimi i pasaportës, kundërshtim me dhunë të punonjësve të policisë dhe kalim i paligjshëm i kufirit. Tashmë pritet që të zhvillohet një seancë e dytë në gjykatën e Janinës, me objekt shqyrtimin e kërkesës së palës Shqiptare për ta ekstraduar atë në Shqipëri.

Por pas saj në një seancë e dytë do të zhvillohet në këtë gjykatën e Janinës, me objekt shqyrtimin e kërkesës së palës Shqiptare për ta ekstraduar atë në Shqipëri. Arsyeja e qëndrimit të Haxhiut në Greqi, sipas burimeve lidhet me faktin se ai kishte dy anëtarë të familjes së tij atje. Në seancë ishte edhe avokati shqiptar me nënshtetësi greke Detar Hysi.

Laert Haxhiu ka refuzuar ekstradimin e tij në Shqipëri. Avokati i tij shqiptar, Detar Hysi ka deklaruar para gjykatës së Janinës se ekstradimi i tij Shqipëri, do i rrezikonte jetën për shkak të hasmërisë që familja e tij, ka me anëtarët e bandës së Aldo Bares. Avokatët kanë thënë se për shkak të hasmërisë, Gjermania ka miratuar kërkesën për statusin e azilantit politik nënës së Laertit, Florije Haxhiut dhe motrës Klea Haxhiu. Nëna e tij është ndarë nga bashkëshorti, dhe prej vitesh ndodhet në Gjermani bashkë me vajzën e saj.

31-vjeçari u dërgua sot në një burg të sigurisë së Lartë në Greqi, në Koridhalos. Çështja do të shkojë në Këshillin kompetent të Apelit për të vendosur pro ose kundër ekstradimit të tij dhe më pas në Gjykatën e Lartë.

Laert Haxhiu dyshohet se është atentatori kryesor i ngjarjes së 11 shtatorit 2017, ku në qendër të qytetit u vranë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifit. Haxhiu dyshohet se ka qenë edhe autori kryesor i plagosjes me pistoletë me 25 shtator të 2016-ës të Saimo Xheliut, ku po në të njëjtin vit ai ka tentuar që të ekzekutojë edhe nipin e Aldo Bares, Xhuljo Shkurti në qendër të Lushnjës. Ai është dënuar nga Gjykata e Lushnjës me 18 vite burg për vrasje të mbetur të tentative dosje, e cila është në Gjykatën e Lartë. Burime nga SPAK kanë bërë me dije se ia kanë përcjelle materialet për 31-vjeçarin, Ministrisë së Drejtësisë ndërsa kjo e fundit përmes letërporosisë ia ka përcjellë shtetit grek.

Për masakrën e Lushnjës Gjykata e Posaçme ka dhënë dy burgime të përjetshme për Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshi, ndërsa është ende në proces gjyqi për Laert Haxhiun, i cili ishte shpallur në kërkim ndërsa jetonte ne shtetin Grek ku duket se ka krijuar edhe familje. Bashkë me Haxhiun, në momentin e arrestimit në automjet ndodheshin edhe shtetasit Firdeus Berberi, i shpallur në kërkim në 25 qershor 2022, për një atentat në Pogradec dhe Juxhin Barjami, I plagosur në vitin 2021 në një atentat në Athinë.

Ora 16:26
Laert Haxhiu dërgohet në burgun e sigurisë së lartë në Koridhalos! Kërkon të mos e ekstradojnë drejt Shqipërisë

Laert Haxhiu i cili u arrestua në Janinë pak ditë më parë, dhe u la në burg me masën ‘arrest me burg’ për 40 ditë, do të dërgohet në burgun e sigurisë së Lartë në Koridhallos.

Sipas avokatit të tij, shkruan mediat greke, Haxhiu nuk i pranon akuzat për vrasjen në Lushnje në vitin 2017 që la dy të vdekur dhe dy të plagosur dhe nuk dëshiron të ekstradohet në autoritetet shqiptare, por kërkon të qëndrojë në Greqi.

Sipas informacioneve, autoritetet shqiptare pritet të kërkojnë menjëherë ekstradimin e tij në shtetin fqinj.

Çështja do të shkojë në Këshillin kompetent të Apelit për të vendosur pro ose kundër ekstradimit të tij dhe më pas në Gjykatën e Lartë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?