Gazetarit Elton Qyno i sekuestruan telefonat e kontrolluan banesën/ SafeJournalists reagon ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë

27 Shkurt, 12:07| Përditesimi: 27 Shkurt, 12:17

  • Share

Rrjeti SafeJournalists shpreh shqetësimin për vendimin e Gjykatës së Lartë të Shqipërisë më 20 shkurt 2024, në lidhje me çështjen e gazetarit Elton Qyno, të cilit i janë konfiskuar pajisjet në 13 dhjetor 2023, nga Prokuroria Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK).

Gazetari Qyno kundërshtoi ligjshmërinë e sekuestrimit të telefonave dhe kompjuterëve të tij në shtëpinë dhe zyrën e tij, duke pohuar se kjo cenon konfidencialitetin e burimeve gazetareske. Por Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e gazetarit Elton Qyno dhe avokatët e tij të cilët ankimuan vendimin e Gjykatës së Posaçme lënë në fuqi dhe nga Apeli për sekuestrimin e paisjeve te punës së gazetarit dhe kontrollet e ushtruara ne banesë dhe në vendin e punës.

Siç u shpreh më parë nga Rrjeti SafeJournalists dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, veprimet e ndërmarra ndaj z. Qyno, përfshirë kontrollin e banesës dhe zyrës së tij dhe sekuestrimin e pajisjeve të tij personale dhe profesionale, krijuan një precedent shqetësues për sa i përket konfidencialitetit të burimeve për gazetarët dhe profesionistët e medias në Shqipëri.

"Ndërkohë që ne e kuptojmë domosdoshmërinë e respektimit ligjor në procedurat gjyqësore, është thelbësore që veprime të tilla të përputhen me parimin e njohur ndërkombëtarisht të mbrojtjes së burimeve gazetareske. Ky parim nuk është vetëm kritik për të drejtat e gazetarëve, por është gjithashtu thelbësor për të drejtën e publikut për informim dhe shëndetin e përgjithshëm të një shoqërie demokratike" thuhet në deklaratën e tyre.

Dorian Matlija, avokati që përfaqëson z. Qyno, njoftoi synimin e tyre për të paraqitur ankim në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Ai argumentoi se, me vendimin e saj, Gjykata e Lartë ka shkelur vendimin e saj detyrues, i cili në mënyrë të qartë përshkruan procedurat dhe standardet që prokuroria duhet të ndjekë kur kërkon burime nga gazetarët profesionistë.Rrjeti SafeJournalists pret zbardhjen e plotë të vendimit gjyqësor nga Gjykata e Lartë dhe kërkon që të ruhet konfidencialiteti i burimeve të gazetarëve. Ne do të vazhdojmë ta monitorojmë këtë rast.  Çdo sulm ndaj gazetarëve prek interesin publik, demokracinë dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve" thuhet në deklaratën e Safe Journalist. 

Prishtinë – Shkup – Sarajevë – Zagreb – Beograd – Podgoricë – Tiranë, 27 shkurt 2024

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Shoqata e Gazetarëve të BH

Shoqata e Gazetarëve Kroatë

Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë

Sindikata e Mediave të Malit të Zi

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • gavrosh: 27/02/2024 14:07

    Ka shum bashkepuntor me krimin si puna e ketij plere qe kerkojne te mbrohen nen petkun e gazetarit prandaj drejtesia duhet ti shkoi deri ne fund dhe te mos degjoi se cfar thone keto organizma te ndyra.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?