I shënoi gol Kosovës, futbollisti moldav rezulton pozitiv pas ndeshjes! Presidenti i FFK-së: Rrespektojmë çdo vendim të UEFA-s

4 Shtator 2020, 17:01| Përditesimi: 4 Shtator 2020, 17:03

  • Share

Pak orë pasi luajti kundër Kosovës dhe madje i realizoi edhe gol në Ligën e Kombëve, futbollisti moldav Ion Nikolacescu, ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmin e ka konfirmuar edhe presidenti i federatës kosovare të futbollit Agim Ademi, i cili thotë se do zbatojnë cilindo vendim që të marrë UEFA-s.

“Po, sapo na erdhi informacioni nga UEFA se sulmuesi i Moldavisë , i cili ka shënuar gol ka rezultuar pozitiv me COVID-19 në testin e bërë pas ndeshjes. Vlen të theksohet se ai para ndeshjes e ka pasur testin negativ dhe atë dëshmi e ka lojtari dhe UEFA. Tani jemi në kontakt me UEFA-n dhe vendimi u takon atyre. Jemi duke jetuar në një gjendje të jashtëzakonshme dhe nuk kemi informacione të shumta rreth kësaj çështjeje. Ne do ta pranojmë dhe respektojmë çdo vendim të UEFA,”- u shpreh presidenti i FFK-së Agim Ademi.

Me datë 6 Kosova do të luajë ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve kundër Greqisë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?