Rey Manaj

Sport

Shënoi golin ndaj Serbisë, Mitrovica dedikon muralen e parë për Rey Manajn

12 Tetor, 12:47| Përditesimi: 12 Tetor, 12:53

  • Share

Rey Manaj u kthye në heroin e Kombëtares pasi shënoi golin e fitores në ndeshjen ndaj Serbisë në Leskovac.

E gjithë tifozeria shqiptare e ka ngritur në piedestal sulmuesin nga Lushnja, ndërsa në Mitrovicë atij i është kushtuar një murale, raporton Euronews.

Në muralen e realizuar, Rey Manaj është paraqitur duke bërë simbolin e shqiponjës në stadiumin e Leskovacit.

Sipër murales ndodhet flamuri shqiptar dhe flamuri “Autochthonous”, i njëjtë me atë që Ballist Morina lëshoi me dron në stadiumin e Beogradit në vitin 2014.

Kujtojmë që Shqipëria fitoi me rezultatin 1-0 ndaj Serbisë në ndeshjen e luajtur në Leskovac, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?