Policia e Tiranes

Kronikë
Top 24

U shiste të njëjtin apartament disa personave, arrestohet biznesmeni në Tiranë/ Emri

8 Maj 2018, 18:13| Përditesimi: 9 Maj 2018, 09:25

  • Share

TIRANE- Biznesmeni i ndërtimit, Rrapush Hoxholli është arrestuar së bashku me bashkëshorten Vjollca Hoxholli me akuzën e mashtrimit. Ai akuzohet se të njëjtin apartament ua shiste disa personave, të cilët e kallëzuan, ndërsa policia e arrestoi.

Sot ai është arrestuar për llogari të policisë së Shkodrës. Por kjo nuk është hera e parë që Rrapush Hoxholli arrestohet. Ai është vendosur në pranga për herë të fundit në vitin 2015, po për të njëjtat akuzat nga policia e Durrësit.

Njoftimi i policisë:
Kapen dhe ndalohen dy shtetas për mashtrim

Sot më datë 08.05.2018, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, u bë ndalimi i shtetasve:

Rapush Hoxholli, 75 vjeç, banues në Tiranë .

Vjollca Hoxholli, 56 vjeçe, banuese në Tiranë

Ndalimi i tyre u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me Vendim nr.460 datë 07.05.2018, ka caktuar masën, “Arrest me burg”, pasi dyshohen se me anë të mashtrimit kanë shitur disa herë personave të ndryshëm apartamente banimi.

Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim i shtetasit D. L., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet të ketë bashkëpunuar me shtetasit e lartëpermendur. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Mashtrimit” parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal.

Komento

Komente

  • Erik: 09/05/2018 08:07

    Une habitem kush eshte ai budalla qe shkon e blen ende apartemente tek Rrapush Hoxholli qe ka nga viti 2000 qe perflitet si dallaveraxhi me shitjen nga 2-3 te se njejtes banese?! Mos e nxirrni me nga burgu plehren, konfiskojani te gjiha cka dhe kthejuani viktimave.

    Përgjigju
  • Hahahahahaaaaaaaaaaaaaa: 08/05/2018 18:48

    Jepi kapterr Rrapushi..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?