TIRANË- Sot Floriana Garo, mbështetësja e Sali Berishës publikoi një foto të njerëzve me maska, kapele duke pretenduar se kanë edhe armë, e që rrinë brenda selisë së PD. Garo pretendon se fotoja është bërë sot, por e vërteta është krejtësisht ndryshe.
Sot këto njerëz që Berisha e mbështetësit e tij po i cilësojnë si "banditë, kriminelë, e vrasës", janë demokratë të cilët kanë duruar gazin lotsjellës në protestat e thirrur nga opozita kundër qeverisë së Edi Ramës. Kjo foto është bërë 2 vjet më parë, në kohën kur demokratët protestonin tek parlamenti dhe është brë ditën që është arrestuar Seit Dollapi.
Është ish-kreu i policisë Bashkiake të Tiranës Florenc Hoxha që ia"përplas" të vërtetën në fytyrë Garon, që sqaron se këta të rinj që shihen duke u përqafuar nga zonja që pastron, sapo ishin kthyer nga protestat e mëdha që bëri opozita aso kohe.
" Kjo foto është bërë para dy vjetësh kur t'i zotrote bëje ski në Alpet e Zvicrës ndërsa demokratet protestonin tek parlamenti dhe pikërisht ditën që është arrestuar Seit Dollapi,dhe këta këtu sapo janë kthyer nga protesta para drejtorisë së Tiranës", shkruan Hoxha në koment.
Ishte Garo ajo që publikoi foton, ku shkruante se në seli nuk futen dot deputetët demokratë, por njerëz me maska.
"Ja për kë qëndron e hapur Selia e PD! Ndërkohë demokratët e sakrificës e deputetët e tyre qëndrojnë jashtë…Kjo merr fund ne 8 Janar", shkruante zëdhënësja e Sali Berishës, Floriana Garo.
Komenti i Florenc Hoxhës në postimin e Floriana Garos
Botuesi i gazetës TemA, Mero Baze ka komentuar me ironi foton e publikuar nga grupi i Sali Berishës, e cila, sipas tyre, tregon se Lulzim Basha ka futur në selinë e PD njerëz të armatosur dhe të maskuar, për ta mbrojtur nga Berisha.
“Kjo foto është bërë dy vite më parë gjatë kohës së protestave kundër mbajtjes së zgjedhjeve lokale. Shumë nga gratë budallaqe të PD që janë entuziasmuar nga kjo foto, nuk i njohin, se nuk kanë qenë në PD. Por këta të Berishës duhet t’i njohin. Nuk jam i qartë si është ndarë ky grupi tani, sa janë me Berishën dhe sa janë me Bashën, por atëhere ishin të gjithë të bashkuar. Tani mos i dëshpëroni “ushtarët” se dhe kështu boll i dëshpëruar dukej udhëheqësi i revolucionit sot dy ditë para sulmit mbi seli. Nuk e ka vetem nga COVID”, shkruan me ironi Baze.
Hahahaaa sa hall i madh ju ka zën nga 8 Janari, fiçka fuhet t'ju ndiejnë paradhënje të ndenjurat... Sinqerisht si lukuni grabitësish që jeni shpresoj ta ndjeni deri në palcë
Përgjigju