DURRËS- Një nga tragetet ‘Adria Ferries’ ka anuluar lundrimin. Trageti "AF FRANCESCA" ka anuluar lundrimet e planifikuara për ditën e sotme nga Bari-Durrës(13:00) dhe Durrësi-Bari (ora 23:00) për shkak të avarisë që ka pësuar në Portin e Barit.
Kompania njofton pasagjerët se do kenë të drejtën e rimbursimit të plotë të biletës ose do mund ta zëvendësojnë atë me një nga tragetet e tjera Adria Ferries që është në linjë ditën e sotme.
Bëhet me dije se anulimi i lundrimit është bërë për shkak se mëngjesin e sotëm në Portin e Barit tragetit i është shkëputur njëra nga kavot e derës kryesore.