‘Sterilizimi’ Beqaj dëshmon në SPAK për mbi 3 orë! Shkon me makinën e Ermal Kurtulajt, i hetuar për abuzimin te SASPAC dhe gjobitet sërish! Ish-ministri: S’kam patentë

12 Janar, 09:11| Përditesimi: 12 Janar, 13:11

  • Share

Ish-ministri Ilir Beqaj dëshmoi për tri orë e 30 minuta në SPAK në seancën e katërt në radhë për çështjen e sterilizimit.

Në dalje të prokurorisë, ai tha se ka dhënë shpjegime për detaje të procedurave dhe dokumenteve të tenderit 100 milionë eurosh.

'U mora në pyetje nga hetuesi. Kam qenë në dispozicion dhe do të vazhdoj të jem, sot vazhduar më pyetje për procesin e sterilizimit. Kam qenë në shërbim të të gjitha institucioneve. Diskutuam edhe për gazin edhe për aneksin 8. Aneksi 8 është pjesë e dokumenteve standarde të tenderave të sterilizimit e listës së investimeve që duhet të bëjnë operatorët.'- tha Beqaj.

Ish-ministri mbërriti në prokurori me automjetin e shtetasit Ermal Kurtulaj, i cili u gjobit për herë të dytë me 30 mijë lekë nga policia bashkiake për parkim të gabuar, ndërsa Beqaj e shpjegoi sërish lidhjen me këtë shtetas të cilin më herët ka thënë se e njeh prej 15 vitesh.

'Unë nuk di t’i jap makinës, nuk kam pasur kurrë dëshmi drejtimi.’- tha Beqaj.

Ermal Kurtulaj është në hetim nga SPAK për abuzimet te SASPAC, Agjencia e Koordinimit të fondeve të huaja, për të cilën prokuroria dyshon se është përfshirë edhe Ilir Beqaj, i cili ka qenë ish-drejtor i SASPAC. 

Në nëntor 2023 me kërkesë të SPAK gjykata caktoi masën detyrim paraqitje për ish-ministrin Ilir Beqaj për çështjen e sterilizimit. Tri ditë më parë (9 janar) ai dëshmoi për mbi 9 orë në SPAK për këtë çështje, ndërsa më 28 dhjetor 2023, BKH kontrolloi banesën e tij jo për shkak të hetimit për tenderin, por edhe për abuzime të dyshuara në menaxhimin e fondeve të Agjencisë Shtetërore të Programin Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës nga BE ku ka dalë edhe emri i shtetasit Ermal Kurtulaj.

Ora 12:36
Pse vjen me makinën e Ermal Kurtulajt? Beqaj: Nuk kam patentë, s’di ti jap makinës

SPAK ka përfunduar pas 3 orësh e 30 minutave, marrjen në pyetje të Ilir Beqajt. I pyetur nga gazetarët se pse vjen në SPAK me makinën e Ermal Kurtulajt, i cili po hetohet për abuzimin e fondeve në SASPAC, tha se ai nuk ka patentë. Beqaj tha se është marrë në pyetje për procesin e sterilizimit.

'U mora në pyetje nga hetuesi. Kam qenë në dispozicion dhe do të vazhdoj të jem, sot vazhduar më pyetje për procesin e sterilizimit. Kam qenë në shërbim të të gjitha institucioneve. Diskutuam edhe për gazin edhe për aneksin 8. Aneksi 8 është pjesë e dokumenteve standarde të tenderave të sterilizimit e listës së investimeve që duhet të bëjnë operatorët. Ndërkohë siç edhe mund ta shihni edhe sot kam ardhur me ndihëm e avokatit, me automjetin e famshëm luksoz që është parkua aty.'- tha Beqaj.

Gazetarët: Jeni gjobitur për parkim të gabuar?

‘Prap gjobë? A faleminderit!

Gazetarët: Pse vini me makinën e Ermal Kurtulajt?

'Unë nuk di t’i jap makinës, nuk kam pasur kurrë dëshmi drejtimi.’- tha Beqaj.

Ora 09:32
VIDEOLAJM/ Beqaj në SPAK, polici e gjobit sërish për parkim të gabuar! Shikoni momentin

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj po merret sërish në pyetje nga SPAK. Teksa Beqaj ndodhet brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme është gjobitur sërish.

Report Tv sjell edhe pamjet teksa efektivi i Policisë Bashkiake i vendos fletën e gjobës në makinë.

Kjo është hera e dytë që Beqaj gjobitet për parkim të gabuar ndërsa shkon në SPAK.

1705049608_WhatsAppImage20240112at9.46.07AM.jpeg

Gjoba ndaj Beqajt në makinën e Ermal Kurtalajt
M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 13/01/2024 01:04

    Beqaj nuk di te ngase makinen,makina i perket Kurtulajt,Beqaj ka ardhur duke perdorur shofer avokatin e tij,avokati nuk i ditka rregullat e parkimit aty,kjo gjobe eshte e dyta! Kujt i mbeti gjoba per te paguar??!!

    Përgjigju
  • Policia: 12/01/2024 21:36

    Mire qe ha gjoba ky figura, por a i paguan?

    Përgjigju
  • Haha: 12/01/2024 21:19

    S'ke patente, po ke Tuareg!

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 12/01/2024 14:43

    Mbi 80% e popullit shqiptar kete beqen e sektit te rilindjes e përfytyrojnë si edvinOLSIT dhe po ju rritet Shpresa per DREJTËSI E PROSPETITET...

    Përgjigju
  • Rilindasi: 12/01/2024 14:23

    Kjo tregon se shteti po funksionon. Pandeshkueshmerise i erdhi fundit. Policia sben me dallime per njerzit me pushtet. Era shtet. Falemnderit Edi rama. Komandanti populli. Rrofsh sa malet

    Përgjigju
  • Ilir: 12/01/2024 10:33

    Shkeputu nga kurtulaj ta ka thene dhe rama

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?