Foto ilustruese

Kronikë

I shpallur në kërkim, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë, përfitoi së bashku me anëtarët e grupit 38 mijë euro përmes mashtrimit në Facebook

18 Korrik 2021, 10:41| Përditesimi: 18 Korrik 2021, 09:30

  • Share

TIRANË- Një 22-vjeçar ka rënë në pranga ditën e sotme pasi përfitoi 38 mijë euro sëbashku me 9 anëtarët e grupit përmes mashtrimit në 'Facebook'. Burime bëjnë me dije se 22-vjeçari është identifikuar si Endri Karimanllari.

Ky arrestim vjen si vazhdimësi e operacionit të quajtur 'Transferta' i cili është zhvilluar në 7 korrik të viti 2020. 9 persona, nga 21 deri në 48 vjeç mes të cilëve edhe dy vajza u vunë në pranga rreth një vit më parë pasi u zbulua skema  e mashtrimit përmes 'Facebook', ndërsa Endri Karimanllari u shpall në kërkim.

Në këtë skemë mashtrimi i cili fillimisht hakeronte profilet e 'Facebook' të personave të ndryshëm kryesisht me banim jashtë vendit. Personat që binin pre e kësaj skeme mashtroheshin dhe dërgonin shuma parash në agjencitë e transferimit të vlerave monetare pasi mendonin se komunikonin me të afërmit e tyre. Rrjeti i mashtruesve hiqeshin sikur personat në profilet e vjedhura prej tyre kishin nevojë për lekë për të përballuar probleme të ndryshme shëndetësore. Baza ku zhvillonin aktivitetin e tyre kriminal ky grup ishte në një banesë pranë Pallatit me Shigjeta dhe për të bërë të mundur tërheqjen e vlerave monetare nga agjencitë e transferimit të parave përdoreshin persona me prejardhje nga komuniteti rom.

Policia e Shtetit ka pohuar një vit më parë se ka pasur prova të pakundërshtueshme që faktuan mashtrimin, si 10 celularë, 10 karta SIM, 3 pajisje elektronike dhe mandate pagese (tërheqjeje).

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?