Foto ilustruese

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet me qëllim ekstradimin iraniani në Kakavijë (EMRI)

11 Shtator, 15:09| Përditesimi: 11 Shtator, 15:21

  • Share

Kakavijë-Një shtetas iranin i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Kakavijë.

Mehran Kamolpour me origjinë iraniane dhe banues në Danimarkë, 52 vjeç, është dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve dhe i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Teheranit dhe Interpol Tiranës, Policia Kufitare kapi në hyrje të RSH-së, shtetasin iranian të shpallur në kërkim ndërkombëtar: Mehran Kamolpour 52 vjeç, lindur në Iran dhe banues në Danimarkë.

Në vijim të veprimeve procedurale, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare i DVP Gjirokastër arrestoi me qëllim ekstradimi drejt Iranit, shtetasin Mehran Kamolpour të cilin Gjykata e Teheranit e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale "Falsifikimi i dokumenteve". 

Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet iraniane, për ekstradimin e këtij shtetasi. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?