TIRANË- Një 33-vjeçar me iniciale A.F., ka rënë në prangat pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ai u ndalua fillimisht në rrugën "Kastriotët", për shkak se ishte duke përdorur celularin gjatë drejtimit të automjetit.
Gjatë verifikimeve rezultoi se ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale “Mashtrimi, kryer në bashkëpunim dhe “Pjesëmarrja në grup kriminal me qëllim mashtrimin e pastrimin e parave”.
Komento