Foto ilustruese

Kronikë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Italia në Tiranë Bledar Cara pjesë e dosjes 339

18 Korrik 2021, 14:38| Përditesimi: 18 Korrik 2021, 14:13

  • Share

Bledar Cara, pjesë e dojes 339 është ekstraduar në vendin tonë nga Italia. Cara ishte shpallur në kërkim kombëtar dhe është arrestuar në Itali.

Për Carën Gjykata për Krimet e Rënda  ka caktuar masën "Arrest me burg" që në vitin 2018 , ndërsa ndaj tij rëndojnë veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i formularëve, vulave ose stampave” dhe “Shpërdorimi i tokës”, të kryera në bashkëpunim.

Kujtojmë se Bledar Cara është marrë i pandehur, në dosjen 339, që ka lidhje me abuzimin e pronave në Tale, Shëngjin dhe Rana e Hedhun. Së bashku me disa të tjerë në bashkëpunim akuzohen se kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetar.

Njoftimi i Policisë:

Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar kapet dhe ekstradohet falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën.

Nga specialistët e Zyrës Qendrore Kombëtare Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Italia drejt vendit tonë, i shtetasit B. C., banues  në Lezhë.

Për këtë shtetas, në vitin 2018, Gjykata për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i formularëve, vulave ose stampave” dhe “Shpërdorimi i tokës”, të kryera në bashkëpunim.

Personi i ekstraduar në PKK Rinas iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?