Foto ilustruese

Kronikë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, në pranga 40-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë

15 Tetor 2021, 09:55| Përditesimi: 15 Tetor 2021, 10:10

  • Share

TIRANË- Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e policisë. Burime bëjnë me dije se 40-vjeçari është i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”.

Burime zyrtare bëjnë me dije se 40-vjeçari është identifikuar si A. I. alias I. M., 40 vjeç, banues në Tiranë. Ndërkohë, 20 vite është maksimumi i dënimit që mund të marrë 40-vjeçari për veprën penale që akuzohet.

Arrestimi është bërë provizor, ndërsa pritet ekstradimi i tij drejt Italisë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?