Një 40-vjeçar, i identifikuar si Armant Beqiri është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Torinos, Itali, e ka dënuar me 6 vjet e 10 muaj burgim, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.
Arrestimi i 40-vjecarit u bë në bashkëpunim me Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore.