Foto ilustruese

Kronikë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim droge, arrestohet në Rinas 55-vjeçari (EMRI)

10 Tetor, 08:47| Përditesimi: 10 Tetor, 08:55

  • Share

Një 55-vjeçar u arrestua në Aeroportin e Rinasit pasi rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet në Firence.

55-vjeçari Agron Lamaj alias Aglon Lamaj, tentoi të hynte në territorin shqiptar kr u ndalua nga policia Kufitare e Rinasit. Lamaj ishte shpallur në këkrim ndërkombëtar na Gjykata e Apelit në Fierence në vitin 2024, dhe se është dënuar me 7 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike.

Agron Lamaj ka trafikuar kokainë në bashkëpunim me persona të tjerë në vitin 2007 nga Holanda në Itali.

Sakaq, Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën, po punojnë për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 55-vjeçarit, në Itali.

Njoftimi i plotë:

Tentoi të hynte në Republikën e Shqipërisë, ndërkohë që ishte në kërkim nga autoritetet në Firence, ndalohet 55-vjeçari.

I ndaluari rezultoi i dënuar nga Gjykata e Apelit në Firence, me 7 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike.

Si rezultat i verifikimeve të kryera në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi dhe ndalimin e shtetasve në kërkim, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit arrestuan provizorisht, në hyrje të vendit, shtetasin Agron Lamaj alias Aglon Lamaj, 55 vjeç.

Ai ishte në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Apelit e Firences, në vitin 2024, e ka dënuar me 7 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike.

Në vitin 2007, ky shtetas  në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka trafikuar lëndë narkotike, nga Holanda në Itali.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën, po punojnë për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 55-vjeçarit, në Itali.

K.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kushtetuesja pezullon dekretin për zgjedhjet në Tiranë, si e vlerësoni?