Kronikë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje në Itali, 46-vjeçari arrestohet në Tiranë, pritet ekstradimi (EMRI)

25 Shtator 2024, 16:17| Përditesimi: 25 Shtator 2024, 17:19

  • Share

Tiranë-Një 46-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar sot në rrugën "Don Bosko", Tiranë me qëllim ekstradimin drejt vendit fqinj.

Gentian Kadillari ose ndryshe Endri Zyli Imeraj banues në Tiranë ishte dënuar me 5 vjet e 11 muaj burgim nga Gjykata e Apelit Ankona, Itali.

Ai akuzohet për veprat penale "Vjedhja në rrethana rënduese", "Armëmbajtja pa leje" dhe "Mbajtja e dokumenteve të falsifikuara" parashikuar nga Kodi Penal italian, thuhet në njoftimin e policisë.

Arrestimi i 46-vjeçarit u krye në kuadër të operacionit të koduar ‘Wanted 5’.

Viijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rinumërimi i Tiranës, a e rrëzoi pretendimin e Berishës për manipulim?