Foto ilustruese

Kronikë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, kapet 40 vjeçari në Fier

10 Tetor 2020, 15:57| Përditesimi: 10 Tetor 2020, 15:59

  • Share

FIER- Një person në kërkim ndërkombëtar për llogari të Italisë u ndalua nga policia. Në pranga ka rënë 40 vjeçari Viron Tavanxhiu, banues në Fier.

Ky person ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Milano në Itali, me vendimin e datës 15.05.2006, e ka dënuar me 25 vite burg, për veprat penale ”Vrasje”, “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”. 40-vjeçarit i kanë mbetur pa kryer dhe 22 vite burg.

Gjithashtu, Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin e datës 09.06.2017, e ka dënuar 40 vjeçarin me 8 muaj burgim për veprën penale "Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave".

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se Kuvendi i ri do jetë më efikas për qytetarët se ai i kaluari?