Gentian Deda

I shpallur në kërkim ndërkombëtar si pjesë e një grupi kriminal, arrestohet në Durrës 51-vjeçari! Do të ekstradohet drejt Italisë

11 Shkurt 2022, 14:10| Përditesimi: 11 Shkurt 2022, 14:20

  • Share

DURRËS- Një 51-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Gentian Deda, i ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ishte dënuar nga gjykata në Milano me 11 vjet, 8 muaj e 15 ditë burg si pjesë e një grupi kriminal për trafik droge.

‘Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një tjetër shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 11 vjet, 8 muaj e 15 ditë burg.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale në DVP Durrës dhe Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruar në rrugë operative, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e përkohshëm, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Gentian Deda, 51 vjeç, banues në lagjen nr. 4, Durrës. Gjykata e Milanos, Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 11 vjet, 8 muaj e 15 ditë burg për veprën penale "Grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Interpol Tirana vijon punën për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.’- njofton policia.

Gentian Deda

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?