Gentian Deda

I dënuar nga gjykata e Milanos si pjesë e një grupi kriminal për trafik droge, ekstradohet nga Shqipëria drejt Italisë 51-vjeçari (EMRI+FOTO)

30 Nëntor 2022, 15:09| Përditesimi: 30 Nëntor 2022, 15:39

  • Share

ITALI- Gentian Deda është ekstraduar nga Shqipëria drejt Italisë pasi u kap më 11 shkurt të këtij viti në Durrës si pjesë e një grupi kriminal.

51-vjeçari u arrestua nga policia e Durrësit me qëllim ekstradimi drejt Italisë nga ku u dënua në mungesë nga gjykata e Milanos me 11 vite e 8 muaj e 15 ditë burg për trafik droge.

Në zbatim të marrëveshjes së ekstradimit mes dy vendeve, Gentian Deda u ekstradua drejt Italisë, për kryerjen e dënimit asokohe. 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?