Kakavijë

Sociale
Kosova & Rajoni

I shpallur në kërkim në Greqi dhe i dënuar për armëmbajtje pa leje, kapet në Kakavijë 50-vjeçari shqiptar

22 Shtator 2022, 19:38| Përditesimi: 22 Shtator 2022, 22:42

  • Share

Në pikën kufitare të Kakavijës është kapur nga pala greke një shqiptar që ishte shpallur në kërkim për grabitje në Kretë të Greqisë, ku edhe ishte dënuar me burg për armëmbajtje pa leje.

A.K., 50 vjeç nga Tepelena, u ndalua mëngjesin se sotëm nga sektori i verifikimit të pasaportave, në bashkëpunim me policinë e Janinës.

Ai po tentonte të futej në Greqi, kur nga verifikimi në sistem rezultoi me urdhër arresti nga Prokurori i Hanias për “grabitje” dhe i dënuar nga Gjykata e Kretës me 1 vit e 3 muaj burg dhe 1000 euro gjobë për “armëmbajtje pa leje”.

 

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?