Një 25-vjeçar i shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, i akuzuar për tentativë për vrasje, në vitin 2023, në Kukës, është ekstraduar në Shqipëri nga Spanja.
Sorel Cenaj dyshohet se në një lokal në lagjen nr. 5, Kukës, ka tentuar ta vrasë, duke e goditur me mjet prerës, shtetasin me inicialet A. E..
“Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Madridin, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, në vijim të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u ekstradua nga Spanja në Shqipëri, shtetasi:
S. C., 25 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta””,- njofton policia.
Komente
