Foto ilustruese

I shpallur në kërkim nga Gjermania, arrestohet në Itali 31-vjeçari shqiptar

5 Nëntor, 13:24| Përditesimi: 5 Nëntor, 13:27

  • Share

Itali-Një 31-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim nga Gjermania për vjedhje prone është arrestuar në Itali.

Shqiptari u ndalua të premten e 1 nëntorit në kontrollin e pasaportave në aeroportin “Valerio Catullo” në Verona, menjëherë pas mbërritjes nga Tirana.

Gjatë kontrolleve rutinë të dokumentave, policia gjeti një urdhër arresti evropian të lëshuar nga autoritetet e Hamburgut kundër 31-vjeçarit.

Ai dyshohet se ka qenë i përfshirë në një organizatë kriminale të specializuar në vjedhjet me banesa.

Pas arrestimit shqiptari u transferua në burgun e Veronës, ku pritet edhe vendimi i Gjykatës.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?