Alban Rrodhe

Në kërkim se abuzoi me 9 tenderë rrugësh e urash, arrestohet pas një viti ish- kreu i IMT Gramsh! GJKKO e dënoi me 6 muaj burg

19 Tetor, 12:19| Përditesimi: 19 Tetor, 13:52

  • Share

Gramsh-Një 41 vjeçar i shpallur në kërkim nga GjKKO për veprën penale 'Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike' kryer në bashkëpunim, është vendosur në pranga në Gramsh.

41-vjeçari Alban Rrodhe ish kreu i IMT është dëmuar nga GjKKO me me 6 muaj burg.

"Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për veprimtari kriminale të ndryshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, të mbështetura nga inteligjenca policore, bënë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim dhe ekzekutuan urdhrin e Prokurorit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për ndalimin e shtetasit A. Rr., 41 vjeç, banues në Gramsh.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e ka dënuar 41-vjeçarin me 6 muaj burgim, për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike” e kryer në bashkëpunim", thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, për veprime të mëtejshme.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i dha vendimet për Alban Rrodhen dhe 9 ish zyrtarë të bashkisë së Gramshit më 12 tetor të 2023.

Të gjithë të pandehurit pranuan fajin duke përfituar nga gjykimi shkurtuar i cili i ul 1/3 e dënimit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Miri coha: 20/10/2024 10:03

    Omace shif punen tende

    Përgjigju
  • Tani: 19/10/2024 17:00

    Spak duhet te hetoje IMT e Elbasanit se kane bere namin.

    Përgjigju
  • Real: 19/10/2024 16:02

    Çe deshet qe e kapet me kete palo denim nga Gjkko? 6 muaj per abuzime ne 9 tendera as 1 muaj per tender te abuzuar nuk behen. SPAKU SPAKU por Gjkko po ben kerdine me keto denime qesharake. Edhe dje uli me 50% denimet per Rrajen dhe vrasesit e tjere.

    Përgjigju
  • Tigri: 19/10/2024 13:42

    O budall po sa ndenje ne kerkim ke harxhuar me shum leke se te beje ato 6 muaj. Po pse nuk the kisha ik un ne vendin tend. Ke bo noi lek apo jo te doli syni para namit...

    Përgjigju
    • Tigri tjeter: 19/10/2024 14:31

      Fshatar trendy me jelek Colmar.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?