Bota

Pjesë e organizatës së Çopjave, Vilson Pepa kapet në Republikën Dominikane! Trafikoi 11 ton kokainë në BE! VIDEO e arrestimit

5 Shtator, 08:06| Përditesimi: 5 Shtator, 15:28

  • Share

40-vjeçari Vilson Pepa, pjesë e grupit kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës të drejtuar nga Ervis Çela dhe Franc Çopja, është arrestuar në Republikën Dominikane pasi ishte shpallur në kërkim nga SPAK. Sipas mediave vendase, Pepa u ndalua më 3 shtator në Santo Domingo. Pepa shihet i prangosur në duar dhe këmbë teksa dërgohet në polici ndërsa mbante një helmetë dhe jelek antiplumb. 

Sipas policisë dominikane, 40-vjeçari i njohur edhe si Soni Pepa rezulton i përfshirë me një ngarkesë prej 11 tonësh kokainë, 600 kg prej të cilave u sekuestruan në Roterdam të Holandës midis 7 dhe 8 nëntorit 2020. Ai akuzohet gjithashtu për financimin e blerjes së 10 kg të tjerë në të njëjtin qytet.

Ngarkesa e përmendur u nis nga porti i Villetas, në Paraguai, me destinacion portin e Antverpit, në Belgjikë. Në momentin e ndalimit, 40-vjeçarit iu gjetën një pasaportë shqiptare, disa dokumente italiane si dhe pesë telefona celularë të koduar dhe para në dorë.

Emri i Vilson Pepës ishte shpallur në kërkim pas operacionit të SPAK më 8 gusht, ku u godit sërish organizatën kriminale të Franc Çopjas në Elbasan. Prokuroria lëshoi 16 urdhër arreste në kuadër të këtij hetimi, 14 masa arresti në burg ndërsa dy të tjerë në detyrim paraqitje. 

Sipas SPAK, grupi akuzohet për trafikun e 28 ton kokainëve në Evropë në 2 episode të ndryshme, nga të cilat 17 ton u sekuestruan. Prokuroria e ka cilësuar organizatën e Çopjave si ndër më të fuqishmet dhe që ndikon çmimin e kokainës në tregjet evropiane.

SPAK akuzon organizatën për dy episode të trafikut të drgoës. Në shtator të vitit 2020, u organizua trafiku i 11.6 tonëve kokainë, e fshehur në kuti sapuni dhe kuti boje metalike me logon “Fox”, ngarkesë e cila u nis nga porti i Villeta në Paraguaj  dhe mbërriti në Anvers më 04.11.2020. 600 kg u sekuestruan dhe 2 milionë euro, ndërsa u arrestuan dy shqiptarë. 

Në periudhën dhjetor 2020-shkurt 2021 u trafikuan 16.4 ton kokainë, fshehur në bombola metalike me bojë/kollë ndërtimi dhe të stampuara me logo me vlerë tregu prej 1.5 miliard deri 3.5 miliard euro. Ngarkesa, e shpërndarë në disa kontejnerë, mbërriti në Hamburg më 12.02.2021 dhe u sekuestrua nga autoritetet doganore gjermane.

Ora 12:36
Me pranga në duar dhe këmbë, momenti i arrestimit të Vilson Pepës në Republikën Dominikane! Mbante helmetë dhe jelek antiplumb (VIDEO)

Publikohen pamjet nga momenti i arrestimit të Vilson Pepës, 40-vjeçarit të arrestuar në Republikën Dominikane pasi ishte shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e organizatës së Franc Çopjas.

Siç shihet nga pamjet, përveç prangave në duar, shihet teksa ka edhe zinxhir në këmbë ndërsa shoqërohet nga forcat e Interpol. 40-vjeçari mbante në kokë edhe një helmetë dhe jelek antiplumb.

1757068244_vilsonpepa.jpg

Xh.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 06/09/2025 02:54

    Zinxhiri ne kembe eshte procedure standarte,/qylafin/ dhe jelekun ja kane vene per t'a mbrojtur nga ndonje plumb /qorr/ hakmarrjeje,ose per t'i mbyllur gojen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?