Italiani në kërkim për inceneratorët, Ciafaglione: S’e punësova unë babanë e Alqi Bllakos, ekspertizë firmës! Borderotë i firmosja ‘letra të bardha’

24 Shkurt 2023, 16:15| Përditesimi: 24 Shkurt 2023, 17:19

  • Share

Giuseppe Ciaffaglione, ish-administrator i Inceneratorit të Tiranës, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme, ka kërkuar përmes avokates akt-ekspertim grafik të firmës së tij të kontratës  për emërimin Edmond Bllakos, babait të Alqi Bllakos, ne inceneratorin e Tiranës. Ciaffaglione bashkë me ish-drejtoreshën tjetër, Arjola Kodra, akuzohen se emëruan përmes një kontrate fiktive babain e ish-deputetit socialist, ndërsa pretendon se kjo firmë nuk është hedhur prej tij, duke kërkuar nga autoritetet shqiptare, të provojnë vërtetësinë e saj përmes provave shkencore.

Sa i takon firmosjes së borderove ku ishte edhe emri i Edmond Bllakos, Ciafaglione ka pretenduar se ai firmoste vetem në letra të bardha ndërsa borderote plotesoheshin me vonë. Këto pretendime janë bërë gjatë seancës paraprake ku e akuzuarit kërkuan pushimin e çështjes. 

Mësohet se ashtu si Stela Gugallja, edhe Ciafaglione, ishte paraqitur pranë autoriteteve italiane, pasi është vënë në dijeni të urdhër-arrestit ndaj tij, ndërsa është lënë në gjendje të lirë, në pritje të procedurave përkatëse. Gjykata e Posaçme do të shprehet me 1 mars me vendim, për kalimin ose jo për gjykim të dosjes së inceneratorit të Fierit, me 20 të akuzuar dhe 14 kompani. 18 prej të akuzuarve kërkuan gjykim të shkurtuar ndërsa vetëm 2 prej tyre kërkuan gjykim normal. 

GJKKO mori vendimin për të kaluar për gjykimin inceneratorin e Elbasanit, dhe në 1 mars do të vendosë për Fierin. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi pak javë më parë hetimet dhe çoi për gjykim të akuzuarit Lefter Koka, Alqi Bllako, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja dhe 2 kompanitë shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k dhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Or tej: 25/02/2023 12:05

    Kur u bo edhe shqiptari me ta fute or taljono ka shku puna keq or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Antonio: 25/02/2023 00:33

    Spiunon kurve…pentito.u ngop ne lek dhe tani do me ja fut shokve.se kupton qe me Keto deklarata nuk shpeton

    Përgjigju
  • Iris: 25/02/2023 00:02

    Vetem nje injorant,budalla,apo analfabet,ose /i blere/ hedh firmen ne letra te bardha,apo pa e lexuar nje dokument.

    Përgjigju
  • Ariu: 24/02/2023 21:20

    Ore pallosh po si i firnosje fletë të bardha borderotë ti, për çfarë ishe administrator apo vl. Avokati që të ka mësuar qenka më pallosh se ty.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?