Është arrestuar në Rinas, 52-vjeçari Robert Myftari, i cili rezulton si një nga të shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), për dosjen ‘Shpirti’. Ndaj 52-vjeçarit GJKKO ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’, pasi akuzohet për për trafik droge, pastrim parash dhe pjesëmarrje në grup kriminal.
Ndërsa SPAK nisi hetimet ndaj Myftarit, pasi rezultoi si i përfshirë në grupin e trafikut të drogës, të cilët trafikuan sasi të mëdha kanabisi drejt vendeve të Bashkimit Europian.
“Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, në hyrje bënë kapjen dhe ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin në kërkim ndërkombetar R. M., 52 vjeç, banues në Vlorë.
Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.63, të datës 22.06.2020, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal”.
Shtetasi i lartpërmendur është hetuar në kuadër të një procedimi penal nga SPAK ku nga hetimet ka rezultuar si i përfshirë në bashkëpunim dhe me shtetas të tjerë, në trafikimin e sasive të konsiderueshme të Cannabis Sativës nga Shqipëria në drejtim të vendeve të BE-së, në periudhën 2016-2018”,
Robert Myftari së bashku me 30 persona të tjerë, janë akuzar nga SPAK, si pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafikun e drogës drejt vendeve të BE-së.
Në grupin e akuzuar nga SPAK, ishin edhe pesë funksionarë publik, duke filluar nga prokurori i Vlorës, Maksim Sota dhe Ilirjan Balla, ish-shef i trafikqeve në Policinë e Shtetit, Artur Krasniqi, Festim Lelaj funksionarë shtetërorë të gjithë të akuzuar për shpërdorim detyre. Mes të dërguarve për gjykim janë edhe dy truprojat e ish ministrit Saimir Tahiri, Paul (Agustin) Deda dhe Hekuran Marku, njëri i arrestuar në Francë dhe tjetri në Gjermani. Të dy janë të dyshuar si i përfshirë në 'skemën' e trafikut ndërkombëtar të kanabisit që grupi kriminal i drejtuar nga Ilirjan Duçellari.
Ndërsa në 23 tetor të vitit 2023, Gjykata e Posaçme dha në total 150 vite burg për 15 persona të arrestuar të operacionit “Shpirti”, 2 vite më parë.
Megjithatë, 100 vite burg do të kryhen, pasi bëhet fjalë për të pandehur të dosjes, të cilët pranuan më herët që të hetohen përmes procedurës së gjykimit të shkurtuar. Në mesin e tyre është edhe një i pandehur i 16-të, Luan Zylyftari, i cili mundi të marrë pafajësinë në shkallën e parë të GJKKO, duke rënë në këtë mënyrë 2 akuzat që rëndonin ndaj tij, trafikim i narkotikëve dhe grup i strukturuar kriminal.
Operacioni “Shpirti” u zhvillua në korrik 2021, ku u goditën disa grupe kriminale. Hetimi i autoriteteve italiane për 5 vite me radhë çoi në pranga 38 persona në total, mes të cilëve edhe punonjës policie dhe 2 shoqëruesit e Saimir Tahirit, Agustin Deda dhe Hekuran Marku. Në atë kohë u sekuestruan 4 milionë euro pasuri.
Dënimet për dosjen shpirti:
- Aleks Memaj - 15 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 10 vjet burg
- Saimir Kurti - 13 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 8 vjet e 8 muaj burg
- Erind Hysomemaj - 12 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 8 vjet burg
- Klajdi Ademi (Hysomemaj) - 12 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 8 vjet
- Toni Kushi - 12 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 8 vjet burg
- Mariglen Çaçi - 12 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 8 vjet burg
- Aleksandër Neço - 12 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 8 vjet burg
- Çezar Xhomemo - 3 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 2 vjet burg (lirohet, ka mbyll dënimin)
- Shkëlzen Kamberi - 12 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 8 vjet burg
- Malton Lleshi - 12 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 8 vjet burg
- Luan Zylyftari - I pafajshëm (akuzohej për kultivim narkotikësh & grup i strukturuar kriminal)
- Artan Zylyftari - 8 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 4 muaj burg
- Geri Zylyftari - 8 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 4 muaj burg
- Erind Zylyftari - 8 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 4 muaj burg
- Ilir Gaba - 8 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 4 muaj burg
- Festim Lelaj - 3 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 2 vjet burg
- Vjon..
Komente
