Një 26 vjeçar është vënë në pranga nga policia e Matit pasi kërkohej për mbajtjen pa leje të armëve të ftohta. I riu me iniciale F.B nuk zbatoi dënimin alternativ të dhënë në vitin 2021 nga Gjykata e Matit për veprën penale të "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".
Për pasojë për 26 vjeçarin është caktuar masa e arrestit me burg me qëllim vuajtjen e dënimit prej 8 muajsh burgim për mbajtjen e armëve të ftohta.
“Këtij shtetasi, në vitin 2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat i caktoi dënimin alternativ “Shërbim provë”, për veprën penale "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta". Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi duke qenë se nuk përmbushi detyrimet e dënimit alternativ të caktuar nga Gjykata, kjo e fundit ricaktoi ndaj 26-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, me qëllim vuajtjen e dënimit prej 8 muajsh burgim, për mbajtje pa leje të armëve të ftohta”- thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprime të mëtejshme.