Një 53-vjeçar i dënuar nga gjykata e Lushnjes është arrestuar nga policia së fundmi. H. M., 53 vjeç, banues në Ballagat, Lushnje, ishte dënuar me 8 muaj burg për për veprën penale “Dhunë në familje", pasi kishte keqtrajtuar bashkëshorten.
Ndërkohë në prangat e policisë së Patosit ka rënë një 57-vjeçar pasi ka ushtruar dhunë ndaj kunatës së tij. bëhet fjalë për H. L i cili në fshatin Drenovë Fushë, Mallakastër, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij, shtetases Sh. L., 48 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Dhunë në familje".
Komento