Foto Ilustruese

Kronikë

I shpallur në kërkim për dhunë ndaj ish-gruas dhe avokatit, arrestohet 35 vjeçari në Fier

26 Janar, 15:11| Përditesimi: 26 Janar, 15:15

  • Share

Fier-Një 35-vjeçar, i shpallur në kërkim për dhunë ndaj ish-gruas dhe avokatit të saj, u arrestua nga policia në Fier.

Ndaj D. Sh., gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në 23 nëntor dhe 23 dhjetor 2024 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për “Dhunë në familje” dhe “Goditje për shkak të detyrës”, informoi sot policia.

Operacioni u kodua “Waiting”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?