Foto ilustruese

I shpallur në kërkim për grabitjen e kryer në 2016, arrestohet 42-vjeçari në Elbasan

21 Prill, 15:14| Përditesimi: 21 Prill, 15:18

  • Share

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 42-vjeçar të shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë të kryer në bashëpunim në vitin 2016.

"Komisariati i Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Elbasan, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, ndaluan shtetasin I. K., 42 vjeç, banues në fshatin Gostimë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Elbasanit, me vendimin e datës 07.10.2017, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg”, për veprën penale "Vjedhja me dhunë", kryer në bashkëpunim", njofton policia.

Në muajin shtator të vitit 2016, 42 vjeçari në bashkëpunim me 3 të tjerë, ka vjedhur me dhunë pajisje, në një kantier ndërtimi, në fshatin Banjë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?