Foto ilustruese

I shpallur në kërkim për korrupsion në zgjedhje, arrestohet 41 vjeçari në Korçë (EMRI)

20 Prill 2023, 14:49| Përditesimi: 20 Prill 2023, 14:51

  • Share

Një 41 vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës. Në pranga ka rënë Kristo Çollaku, i cili ishte i shpallur në kërkim pasi gjykata e Elbasanit i kishte caktuar masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale të shkeljes së fshehtësisë së votimit dhe korrupsionit aktiv në zgjedhje.

Arrestimi i tij është kryer nga Forcat e Posaçme ‘Shqiponja’ në qendër të Bilishtit ndërsa është dërguar drejt Elbasanit për veprimet e mëtejshme të cilat u kryen nga komisariati i policisë së Elbasanit.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?