I shpallur në kërkim për një vrasje të kryer në Elbasan në vitin 2009, arrestohet në Londër 34 vjeçari shqiptar! Pritet ekstradimi i tij (EMRI)

17 Janar, 15:14| Përditesimi: 17 Janar, 15:21

  • Share

Një 34 vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim për një vrasje të ndodhur në Elbasan në vitin 2009, është arrestuar nga policia britanike në Londër.

Bëhet fjalë për Donald Hoxhën, i cili akuzohet si një ndër autorët e vrasjes së shtetasit R.R ndodhur në Elbasan në 22 korrik të vitit 2009.

Pas arrestimit të tij, kanë nisur procedurat për ekstradimin e 34 vjeçarit drejt Shqipërisë.

Ndaj tij gjykata e Elbasanit ka caktuar masën “arrest me burg” për veprat penale të vrasjes me paramendim dhe armëmbajtjes pa leje.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?