Foto ilustruese

I shpallur në kërkim për prodhim dhe trafik droge, arrestohet 36 vjeçari në Tiranë

4 Shkurt, 10:58| Përditesimi: 4 Shkurt, 11:00

  • Share

TIRANË- Një 36 vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2” është arrestuar nga policia.

Në pranga ka rënë F.M ndaj të cilit gjykata e kryeqytetit kishte caktuar masën ‘arrest me burg’ për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". 

Më herët, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, vetëm në Tiranë janë sekuestruar 14 kg kanabis, 5.3 kg kokainë, 170 gram heroinë dhe 11 peshore elektronike, 4 armë zjarri pistoleta dhe 1 armë zjarri automatik, 70 celularë, 11 automjete, 2 186 000 lekë, 11 610 euro, 630 paund.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?