Foto ilustruese

I shpallur në kërkim për prostitucion, arrestohet 47 vjeçari nga Fieri

29 Tetor 2020, 13:17| Përditesimi: 29 Tetor 2020, 14:02

  • Share

Një 47 vjeçar nga Fieri i shpallur në kërkim për prostitucion është arrestuar.

Në pranga ka rënë Albert Kurti, 47 vjeç, banues në Fier i dënuar me 4 vjet e 11 muaj burg.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 03.04.2008, e ka dënuar me 4 vjet e 11 muaj burg, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?