Foto ilustruese

I shpallur në kërkim për vrasje me dashje, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë

7 Shtator 2022, 14:37| Përditesimi: 7 Shtator 2022, 15:49

  • Share

Policia e Tiranës ka arrestuar Aldo Kodrën 26-vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim sepse në maj të vitit 2021, kishte tentuar që të vriste Reginaldo Kaçorrin.

I riu u arrestua sapo u fut në Rinas, ndërsa ishte në kërkim pasi më datë 27.05.2021, në rrugën “Liman Kaba”, dyshohet se në bashkëpunim me vëllanë e tij, Klajdi Kodrën (i shpallur në kërkim), ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin Reginaldo Kaçorri.

Gjithashtu, në ngarkim të Aldo Kodrës u referuan materialet shtesë në Prokurori, për veprën penale "Kalimi i paligjshëm i kufirit", pasi dyshohet se ka kaluar kufirin më mënyrë të paligjshme.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar kundrejt Aldo Kodrës masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje“, e mbetur në tentativë, dhe "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

 

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?