I shpallur në kërkim për vrasjen e kryepolicit të Shkodrës, Arben Zylyftari 22 vite më parë, arrestohet në Gjermani Genc Tafili! Ishte nisur drejt Turqisë për të festuar Vitin e Ri

4 Janar 2022, 12:12| Përditesimi: 5 Janar 2022, 11:35

  • Share

Genc Tafili, i shpallur në kërkim për vrasjen e kryepolicit të Shkodrës, Arben Zylyftari, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2000 është arrestuar në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani. Burime nga Interpol bëjnë me dije për gazetarin Arsen Rusta se 42-vjeçari kishte planifikuar të udhëtonte për në Stamboll ditën e Vitit të Ri për të festuar, kur u arrestua nga autoritetet gjermane.

Genc Tafili me vëllanë, Admir Tafilin akuzohen dhe u dënuan për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftarit. Genc Tafili kreu 17 vite burg nga 25 që u dënua dhe u lirua me kusht në vitin 2017 nga gjykatësja Enkelejda Hoxha, ndërsa u arratis më pas jashtë vendit. Në maj të 2021 Gjykata e Apelit në Tiranë rrëzoi vendimin e Hoxhës duke kërkuar rikthimin në qeli të Tafilit.

Ndërkohë më 8 tetor të 2021 SPAK rihapi hetimet për vrasjen e Zylyftarit, me kërkesë të Admir dhe Genc Tafilit, të cilët kanë pretendime se ngjarja është e pazbardhur dhe e manipuluar.

Kryepolicit i Shkodrës, Arben Zylyftari u vra në vitin  2000 në krye të detyrës me një breshëri plumbash automatiku gjatë drejtimit të një operacioni kundër dy personave të shpallur në kërkim.

Operacioni po zhvillohej gjatë një kontrolli për armë në liqenin e Shkodrës, kur policia ra në gjurmë të një personi shumë të kërkuar, por u has me breshëri plumbash prej tyre. Perosnat që kanë shtënë ishin Bahri Tafili dhe djali i tij Admir Tafili, ku gjatë të shtënave u vra jo vetëm kryepolici i Shkodrës Zylyuftari por edhe Behar Tafili.

Për ngjarjen policia arerstoi Adrmit Tafilin i dënuar me burg përjetë dhe Genc Tafilin, ndërsa ky i fundit pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë pas arrestimit në Gjermani.

Arrestimi i Genc Tafilit në Gjermani u konfirmua edhe nga Policia e Shtetit.

Njoftimi i Policisë: 

Interpol Tirana

Falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës, me homologët dhe me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, kapet një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar për vrasje.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Wiesbaden, Gjermani, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në Gjermani, me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, i shtetasit Genc Tafilaj, 43 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi në maj të vitit 2021, Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur kthimin në burg të këtij shtetasi, për të vuajtur dënimin e mbetur prej 6 vitesh, për vrasje.

Shtetasi Genc Tafilaj është dënuar nga Gjykata e Lartë, në vitin 2002, me 25 vjet burgim dhe pasi ka vuajtur një pjesë të dënimit, Gjykata e Rrethit Krujë, në vitin 2017, ka vendosur ta lirojë me kusht.

Më datë 02.08.2000, në Shkodër, shtetasi Genc Tafilaj, në bashkëpunim me babain e tij, ka vrarë me armë zjarri Drejtorin e Drejtorisë së Policisë Shkodër të asaj kohe, Arben Zylyftari.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese, vijon punën për plotësimin e  dokumentacionit, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi në Shqipëri, për të kryer pjesën e mbetur të dënimit.

Komento

Komente

  • Juri: 04/01/2022 16:23

    Atehere nqs ket e paska liru para kohe dhe ne kundeshtim me ligjin ajo palo gjyqtare, pse mos te arrestohet dhe Indrit Dokle dhe ca personazhe te tjere qe jane liruar ne kundershtim me ligjin??!!

    Përgjigju
    • @gripi: 04/01/2022 23:19

      Jo plak jo per Indritin ka dale garant ai plena qe futen nburg para ca javesh, jo drejtperdrejt kuptohet, se ju donte i njeri i forte se i rrejti menja se do o bonte dikush nqeveri apo administrate dhe me ate rast fluturoi me pras nbythe ene cuni vet. Po nuk llogariten qe per Indritin sja ha mo njeriu neper Dr se jane rafinu icik gjojnat ene Indriti ka ngel te e nejtmja shtremet

    • Gripi: 04/01/2022 21:30

      Sakte, por per Indritin ka dale garant Ben Qimja keshtu qe nderlikohet pak puna me kete palo drejtesi qe kemi.

  • Drejtësia: 04/01/2022 13:11

    Ndoshta nuk mjafton për të afërmit e të ndjerit, por e lehtëson sado pak humbjen e tyre. E thënë ndryshe, një gurë i vendosur në themelet e drejtësis, nga gjaku i komisar Zylyftarit. Respekt pêr të gjith ata që kontribuan.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?