Në kërkim për vrasje të mbetur në tentative, ekstradohet nga Greqia 44-vjeçari! 23 vite më parë qëlloi një person me pistoletë se s’i kishte shlyer borxhin

27 Qershor 2023, 08:39| Përditesimi: 27 Qershor 2023, 08:52

  • Share

Mihal Mërkuri, 44-vjeç është ekstraduar nga Greqia për në Shqipëri pasi ishte i dënuar nga gjykata e Sarandës, me 10 vjet burgim për vrasje me dashje, mbetur në tentativë.

Sipas policisë më 17.11.2000, në lagjen nr. 1, në Sarandë, për shkak të një borxhi të pashlyer, shtetasi Mihal Mërkuri ka qëlluar pesë herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit Vendim Bejko, duke e plagosur rëndë atë.

‘Si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe homologëve, në Greqi u bë e mundur kapja dhe ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Mihal Mërkuri, 44 vjeç.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë e ka dënuar 44-vjeçarin me 10 vite burgim për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë.

Me datë 17.11.2000, në lagjen nr. 1, në Sarandë, për shkak të një borxhi të pashlyer, shtetasi Mihal Mërkuri ka qëlluar pesë herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit Vendim Bejko, duke e plagosur rëndë atë.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • edi: 27/06/2023 11:44

    shikoni kur ka marre vendimi forme te prere sepse sipas llogarive tuaja i bie qe te jete parashkruar denimi dhe ndalimi wshte i pavlefshem nese kane kaluar afatet e nenit 68 kodit penal nje vrime ne vije oa bere policia we e arreston pas 23 vjetesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?