Kronikë

I shpërtheu granata në dorë teksa luante, mësohet gjendja e 9-vjeçares

6 Prill 2019, 15:14| Përditesimi: 6 Prill 2019, 21:29

  • Share

Teksa familja Çupi në Bulqizë ka hapur dyert e mortit, pas vdekjes së djalit të tyre 11-vjeçar si pasojë e shpërthimit të granatës, një lajm i mirë vjen nga Tirana për gjendjen shëndetësore të fëmijës tjetër. 

Pas disa operacioneve në Qendrën Spitalore Universitare, motra e 11-vjeçarit, M.Çupi ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se shëndeti i 9-vjeçares është përmirësuar.

M.Çupi u transportua ditën e djeshme me helikopter drejt kryeqytetit, e ndërsa vëllai i saj më i madh humbi menjëherë jetën si pasojë e shpërthimit në duar të një granate teksa po luanin së bashku.  

 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?