Bashkim Haxhia, njeriu që i shpëtoi në Durrës një atentati me dy kallashnikovë në qershor 2019, ku bashkë me të në makinë ndodheshin Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj, është liruar nga burgu. Vendimi për lirimin e Haxhia është marrë dy javë më parë nga gjyqtari i seancës paraprake Vladimir Skënderi, i cili teksa ka shqyrtuar provat e prokurorisë së Durrësit, për kalimin ose jo në gjyq të dosjen penale, ka vendosur që ti zbusë masën e sigurisë Bashkim Haxhisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.
Gjyqtari Skënderi vlerësoi disa raporte mjekësore të paraqitura nga avokatët mbrojtës, të cilat tregonin se Bashkim Haxhia vuan nga një sëmundje kardiake dhe qëndrimi i gjatë në burg, mund ti sjellë komplikacione të vazhdueshme me zemrën, duke i rrezikuar jetën. Kjo ishte tentativa e dytë e Haxhisë për tu liruar, pasi në shtator të 2019, ai paraqiti në gjykatë një kërkesë për lirim, por disa seanca më vonë u tërhoq nga kjo kërkesë, duke vijuar të qëndronte në burg. Ndërkohë Haxhia që prej muajin nëntor 2019 është marrë i pandehur për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”. Bashkë me Haxhinë është marë i pandehur nga prokuroria e Durrësit dhe Julian Meçaj, ndaj të cilit është ngritur akuza e mbajtjes pa leje të armëve luftarake.
Kjo pasi prokuroria ka provuar se Meçaj, ditën e atentatit në qershor të 2019, ka pasur armë me vete dhe ka qëlluar më të. Sipas dosjes së prokurorisë kjo provohet nga disa gëzhoja të gjetura brenda në makinën “Range-Rover” por dhe faktorët plotësues të barutit që Julian Meçaj, ka pasur në duar. Në këtë atentat, ku mbi Meçaj, Dervishaj dhe Haxhinë u qëlluan nga dy persona plot 45 plumba, mbetën të plagosur lehtë Julian Meçaj dhe Plaurent Dervishaj, të dy emra të njohur të botës së krimit në Durrës. Ndërsa Haxhia nuk ka marë asnjë plumb, por sipas prokurorisë është njeriu që ka dalë nga makina dhe ka qëlluar plot 6 herë me pistoletën që mbante me vete. Në këtë atentat dyshohet se kanë marë pjesë një skuadër prej 7 personash, ku tre individë kanë qenë grupi i zjarrit.
Dy persona të armatosur me automatikë kallashnikovë dhe që në kokë mbanin kapele të bardhë dhe të zezë qëlluan me breshëri mbi 45 plumba, në drejtim të dy anëtarëve të bandës së Durrësit, Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj. Dervishaj njihet si mik i Emiljano Shullazit dhe Lulzim Berishës, por kohët e fundit marëdhëniet e tyre shoqërore dyshohet, se janë ftohur. Të dy atentatorët që dyshohet të jenë kontaktuar nga dikush tjetër, kanë survejuar makinën e objektivit të tyre, pasi kishin marë informacion mbi lëvizjet e Plaurent Dervishaj, i cili ndodhej në atë vend, pasi kishte shkuar për të parë ecurinë e punimeve të një shtëpie, që po ndërton në atë zonë. Autorët që kanë qënë tre, dy qitësa dhe një shofer, i kanë zënë pritë makinës “Range Rover”, dhe pasi kanë dalë nga një automjet luksoz tip BMË seria 5, kanë qëlluar me breshëri automatiku plot 45 plumba.
Baci shok me titin eee
PërgjigjuKush tit? Me cfare titi?